Ballina Politika Artan Hoxha: E tha vetë qeveria, dëmet e protestuesve ishin sa 6...

Artan Hoxha: E tha vetë qeveria, dëmet e protestuesve ishin sa 6 shishe verë që pinte Rama

52
0

Gazetari Artan Hoxha në SYRI TV ka ironizuar vlerësimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestës, duke e krahasuar shumën e bërë publike nga qeveria me çmimin e gjashtë shisheve verë që, sipas tij, konsumon kryeministri Edi Rama.

‘Dje ai bëri një vlerësim dëmi, e nxori qeveria, dhe ishte 180 milionë lekë të vjetra! Gjashtë shishe verë nga ato që pinë Rama’, u shpreh Hoxha, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si po paraqiten dëmet dhe reagimi ndaj protestuesve.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e Edi Ramës pas protestës, duke pretenduar se kryeministri largohet herët dhe fshihet, duke e bërë të vështirë gjetjen e tij për ata që duan të komunikojnë me të.

Hoxha akuzoi kryeministrin për vjedhje dhe ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si cilësohen veprimet e protestuesve si dhunë.

‘Rama del në pikë të mëngjesit vë karriget, ikën e zhduket dhe qerohet. Ku ta gjejnë mo burrë? Po ku të gjesh Ramën? S’do njeri të flasi me godinat.

Meqenëse Rama është skuth dhe fshihet, ku ta gjejnë ata të shkretët, ma thuaj ti ku ta gjejnë Ramën?

Dje ai bëri një vlerësim dëmi, e nxorri qeveria, dhe ishte 180 milionë lekë të vjetra! 6 shishe verë nga ato që pinë Rama me Gysin! 6 shishe verë dhe të flisni për dhunë të protestuesve kundër këtij shteti?

Ai vjedh përditë me qindra miliona euro mo! E shkatërruan Tiranën, si mund të themi ne dhunë, se i kanë thyer pesë kioska?

Të drejtë keni, se ky popull nuk i kthehet në dhunë. Bravo i qoftë!

Unë nuk do doja, thashë, të merrem me familjarët e politikanëve. E kam parim. Po ai djali, ai që foli atje, kishte dy gjëra për jetën. Nëna e vet merrte pension invaliditeti, ai vinte nga periferia e Tiranës, në Kombinat. Dhe ai është në moshën e djalit të kryeministrit.

Në moshën e djalit të vogël të kryeministrit. Në qoftë se kryeministri e thyen në mes atë unë se di më.’, tha gazetari Artan Hoxha