Ballina Aktualitet “Fshesa” në Administratë, ja kush janë 20 drejtorët e mëdhenj që largohen...

“Fshesa” në Administratë, ja kush janë 20 drejtorët e mëdhenj që largohen me “një të rënë të lapsit” nga Rama

164
0

Sipas listës së publikuar nga Monitor, është dhënë dorëheqja e 20 drejtuesve të drejtorive më kyçe në administratën shtetërore në varësi të 3 ministrive kryesore.

Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Financave janë dorëhequr tre drejtuesit e institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Kërkesat për dorëheqje përfshinë edhe drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.

Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë është kërkuar dorëheqja e 5 drejtuesve përfshirë të Shërbimit të Provës, Përmbarimit të Agjencisë së Trajtimit ë Pronave etj.

Ministria e Drejtësisë

1.Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës
2.Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit
3.Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave
4.Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale
5.Sadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar vetëm më 14 tetor

Infrastruktura dhe Energjia

6. Eltar Deda, administrator i Albpetrolit
7. Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së
8. Elisian Bici, administrator i OST-së
9. Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it
10. Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare
11. Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol

Agjencitë dhe institucionet shtetërore

12. Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek
13. Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
14. Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare
15. Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s
16. Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së
17. Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Financat dhe Ekonomia

18. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave
19. Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve
20. Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së