Ballina Kronika Përleshje me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, plagosen tre adoleshentë,...

Përleshje me thika pranë oborrit të gjimnazit në Has, plagosen tre adoleshentë, njëri në gjendje të rëndë

52
0

Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacionit paraprak, njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sherri ka ndodhur në afërsi të oborrit të gjimnazit “Skënderbej” të qytetit të Krumës, njëri nga të plagosurit ka dëmtime në bark e tjetri plagë në shpatull.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të konfliktit dhe shkaqet që çuan në përleshjen mes adoleshentëve.