Ballina Opinion SKY ECC në protestë, si vrasës të të rinjve

SKY ECC në protestë, si vrasës të të rinjve

40
0

Nga Basir Çollaku

Në përgjimet e dekriptuara nga francezët, belgët, holandezët, të miliona mesazheve të bandave të krimit të organizuar, gjuha shqip ishte gjuha më e përdorur.

Aty janë qindra oficerë policie në biseda me grupet kriminale. Janë në nivele drejtuesish. Ndihmojnë në trafikun e drogës. Krijojnë kushte për vrasje. Ish drejtuesi i Prokurorisë Speciale e tha këtë fakt në Kuvend. Japin informacione sekrete. Ka aty prokurorë, gjyqtarë, bashkiakë, deputetë, ministra, biznesmenë, medie. Flasin për punët e mbaruara me qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama. Prej së paku tre palë zgjedhjesh janë ekipe elektorale të mazhorancës. Bëjnë listat bashkë. Fitojnë mandate bashkie e deputetësh kriminalisht bashkë. Ndajnë pushtetin mafioz bashkë.

Sa janë ndëshkuar?

Sa janë marrë të pandehur?

Sa janë larguar?

Fatkeqësisht as një për qind.

Sa pasuri të paligjshme korrupsioni dhe trafiqesh kanë?

Miliarda.

Pra vazhdojnë bashkë në pushtet. Ka vite me lejen e Ramës kontrollojnë bastet në të zezë. Call centerat në miliarda. Shpërndarjen e drogës. Zarfet shkojnë në polici, prokurori, qeveri. Janë miliona e miliarda euro.

Në zyrën qeveritare të të pandehurit të organizatës kriminale AKSHI, koordinatorit të grupeve kriminale Ergys Agasi, është një batërdi më vete

Aty mbaronin punë të gjithë. Ministra, deputetë, bashkiakë, drejtorë të përgjithshëm, prokurorë, gjyqtarë, oficerë policie, biznesmenë, medie. Veshur dhe zhveshur.

Ortaku i tij në biznes dhe akuzë, Ermal Beqiri, tha në seancë gjyqësore në Francë, se ka korruptuar shtetin dhe nuk sheh asnjë të korruptuar prej tij, të jenë të dënuar. Ai thotë kam korruptuar Edi Ramën. A ju mjafton SPAK si dëshmi?! A ju mjaftojnë përgjimet e samiteve të kokainës në Aruba, Antverp, Majorka, Monako, Zvërnec?! A ju mjafton Balluku e Balla në liri, duke pasur hektarë dosjesh kriminale?! Në krye të kësaj organizate të madhe kriminale, firmëtari për të shumëfishuar paratë, pastruar me investime, është Edi Rama. Mafia ndërkombëtare është aty. Trafikantë ndërkombëtarë droge, armësh, kanë hyrë në buxhet, marrin thasë me miliona euro.

Pronat publike janë falur klientëve të huaj më tepër. Shqipëria është dorëzuar fizikisht në duar të huaja, që nuk kanë hallin tonë. Studentë e gjimnazistë, rinia, projektohet nga organizata e madhe kriminale, klientët e KM, si skllave në vendin e saj, ose si mall eksodi, për t’u zëvendësuar nga klone fasonerie njerëzore, por jo e ardhmja. Ndaj beteja është e thellë e agresive. Humbësit e privilegjeve kriminale janë tërbuar dhe janë brutalë deri në vrasje kundër protestuesve. E quajtura drejtësi shfaqet e tredhur. Ndoshta të rinjtë nuk dinë shumë nga çmenduritë mafioze të kësaj politike. Por ata ndjejnë në kurriz pasojat katastrofike. Dhe po bëjnë luftën.. Deri në largim-ndëshkimin e organizatës, kreut dhe anëtarëve të saj. Mbështetja e tyre është domosdoshmëri…