Ballina Politika Pas karrigeve të thyera dhe djegura nga protestuesit, Rama sërish ftesë për...

Pas karrigeve të thyera dhe djegura nga protestuesit, Rama sërish ftesë për bisedime! Para Kryeministrisë vetëm sofra e dialogut

67
0

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog.

Ndryshe nga herët e tjera, sot kryeministri Rama nuk ka nxjerrë karrige para godinës së Kryeministrisë, por vetëm sofrën e gurtë, me disa mbishkrime ‘dialog’ sipër saj.

Kjo lëvizje e kryeministrit vjen pasi për disa ditë me radhë, protestuesit i kanë thyer e djegur ‘karriget e dialogut’ të vendosura në bulevard.

Ftesa e Ramës vjen pasi edhe mbrëmjen e djeshme, një grup personash të maskuar në protestë, sulmuan Kryeministrinë dhe Kryesinë e Kuvendit, efektivët e Policisë me gurë e molotovë, si dhe disa biznese te ‘Kullat Binjake’ në bulevardin Dëshmorët e Kombit.