Në kulmin e veprimeve hetimore nga prokuroria e posaçme SPAK, kompania izraelito-shqiptare “Advancën Arms Technology”, ka vendosur të ndryshojë adrresën e aktivitetit, nga Tiranë tek ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit në Rubik.
Tashmë kjo do jetë zona e re, e kompanisë që synon të prodhojë armë të lehta dhe dronë me qëllim tregtimin e tyre tek vende që janë përfshirë në konflikte të armatosura.
Ndërkohë paralelisht me këtë, Izraelitët e Ron Yeffet kanë marë me qëra ambjentet e një hoteli, për t’i kthyer në zyra dhe dhoma fjetje.
Gjithashtu pritet që brenda një kohë të shkurtër Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës të kryejë dhe një ndërhyrje në rrugën e Kombit, duke krijuar një rreth rrotullim në zonën e Rubikut, me qëllim hyrjen dhe daljen e makinave në uzinë.
Vendimi për tu transferuar në ish-Uzinën e Përpunimit të Bakrit, është marë në 22 Tetor 2026, nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionerëve Ron Yeffet dhe Ardi Veliu (Shkarko dokumentin).
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur 2 personazheve të mësipërme si dhe bashkëpuntorëve të tyre, Arjeta Puca, Ardit Hysa, Aleks Markut dhe Manjola Kasnecit, prokuroria e Posaçme SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, i ka sekuestruar aparatet e telefonit dhe paisje të tjera elektronike.
Kontrollet janë shtrirë dhe tek banesat dhe zyrat e këtyre personave. Kujtojmë se futja e shoqërisë aksionere “Advancën Arms Technology”, vjen pas një vendimi të marë nga qeveria për kalimin e pronës publike tek shoqëria aksionere “Kayo” që drejtohet nga Ardi Veliu
Në mbledhjen 6 mars 2025, Këshilli i Ministrave ka vendosur për transferimin e pronësisë te kompania shtetërore shqiptare e prodhimit të armëve, “KAYO”, të pronave te paluajtshme të objektit, me emërtimin “Ish-Uzina e Përpunimit të Bakrit, Rubik”.
Vetëm 1 vit pas themelimit të saj, shoqëria aksionare “Advancën Arms Technology” me pronarë “KAYO”, e përfaqësuar nga drejtori i Ministrisë së Mbrojtjes, Ardi Veliu, dhe “Uno18”, e përfaqësuar nga izraeliti Ron Yeffet, është vënë në qendër të një hetimi të hapur tashmë nga Prokuroria e Posaçme SPAK.
Kjo kompani u hap në 11 Nëntor 2025, ku sërish Arjeta Puca është administratorja e kësaj shoqërie. Ndërsa aksionerë të saj janë “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes me 20 për qind dhe “Uno18” me 80 për qind që zotërohet nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca.
Një skemë e dyshimtë, ku nga një shoqëri aksionere si “Kayo” lindin 5 shoqëri të tjera aksionere bija, duke vepruar dhe ushtruar aktivitet me parate e buxhetit te Shtetit.
Një skemë e dyshimtë, ku nga një shoqëri aksionere si “Kayo” lindin 5 shoqëri të tjera aksionere bija, duke vepruar dhe ushtruar aktivitet me parate e buxhetit te Shtetit.
Nga “Kayo” dhe subjekte private në 8 Gusht 2025 u themelua shoqëria aksionere, “Guna Tactical”. Po në të njëjtën data u themelua shoqëria aksionere “Myslym Keta Defencer”.
Por vetëm 5 ditë pasi “Kayo” themeloi shoqëritë aksionere “Myslym Keta Defence” dhe “MSSC GROUP” ose (MILITARY SYSTEM SUPPLY COMPANY), ajo vendos të themelojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Timak Defence”. Themelimi i kësaj shoqërie aksionere është bërë në 13 Gusht 2025.
Ndërkohë, në 11 Nëntor 2025, sërish hapet një shoqëri aksionere e katërt e quajtur “Advanced Arms Technology”, ku sërish Arjeta Puca është administratorja e kësaj shoqërie. Ndërsa aksionerë të saj janë “Kayo” e Ministrisë së Mbrojtjes me 20 për qind dhe “Uno18” me 80 për qind që zotërohet nga Ron Yeffet dhe Arjeta Puca.
Ndërkohë, vetëm 6 ditë para se të plasnin përgjimet “Kayo” e Ardi Veliut, në 1 shtator 2026, vendos të rregjistrojë një tjetër shoqëri aksionere të quajtur “Fincantieri Albania”. Kapitali i kësaj shoqërie është 18.656.000 lekë të reja.









