Egnatia ka treguar forcën e saj përballë rivalit direkt për titullin e Teutës, duke i shkaktuar humbjen e parë të këtij sezoni dhe duke i marrë njëkohësisht edhe vendin e parë në renditje.
Trajneri Dede zgjodhi të mos bënte rotacion dhe me forca thuajse të plota si në Europë, Egnatia tregoi “dhëmbët” në një sfidë të zjarrtë përballë ekipit durrsak që drejtohet nga Edlir Tetova, ku nuk u kursye lufta e ashpër dhe kartonët.
Në pjesën e dytë, rrogozhinasit ishin dominues me hyrjen e Grudës në fushë në krijimin e rasteve, dhe ndonëse u tronditën nga dëmtimi rëndë i Sotës, ia dolën të gjenin ritmin dhe golin me anë të Adjesa.
Përgjigja e Teutës ishte me dy raste të humbura nga Daci, ndërsa nga ana tjetër ekipi i Teutës ishte me fat që nuk u konkretizuan rastet me Albanezen e papërmbajtshëm në fundin e takimit.
Si përfundim, Egnatia mori tre pikët me këtë fitore minimale, ashtu si edhe vendin e parë në kryesim duke i shkaktuar humbjen e parë të edicionit durrsakëve.
EGNATIA-TEUTA 1-0
68′ Adjesa.







