Ballina Sport Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

Katër gola dhe spektakël, Dortmund “ngrin” Bayernin në fund

47
0

Bayern dhe Dortmund barazojnë 2-2 në supersfidën e Bundesligës. Laimer kaloi në epërsi bavarezët në pjesën e parë, duke bërë që kampionët e Gjermanisë të shkonin me avantazhin në xhep në dhomat e zhveshjes.

Në fillimin e pjesës së dytë, Kane gaboi nga pika e bardhë. Verdhezinjtë ia dolën që të barazojnë shifrat, me anë të Guirassy.

Upamecano riktheu festën te Bayern, me golin e tij në minutën e 66-të. Kur mendohej se gjithçka kishte mbaruar, Silva çoi shifrat në 2-2.