Ballina Politika Protesta në Tiranë, reagojnë Demokratët Europianë: Tortura nuk ka vend në Europë,...

Protesta në Tiranë, reagojnë Demokratët Europianë: Tortura nuk ka vend në Europë, Rama të garantojë hetime të pavarura

44
0

Demokratët Europianë kanë reaguar lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, duke shprehur shqetësimin për pretendimet e organizatave kundër torturës mbi përdorimin e tepruar të forcës, keqtrajtimin dhe ndalimet arbitrare të protestuesve.

Në reagimin e tyre, ata dënojnë dhunën ndaj efektivëve të policisë dhe grave, por theksojnë se shteti nuk mund t’i përgjigjet dhunës me abuzim apo torturë.

Demokratët Europianë i kanë kërkuar qeverisë së Edi Ramës të garantojë hetime të pavarura për pretendimet e ngritura, të vendosë para përgjegjësisë personat përgjegjës për shkeljet dhe të sigurojë që policia të përdorë forcë proporcionale gjatë menaxhimit të protestave.

Në mesazhin e tyre, ata theksojnë se respektimi i të drejtave të njeriut dhe ndalimi i torturës janë parime që nuk mund të shkelen në asnjë rrethanë.

“Tortura nuk ka vend në Europë”, përfundon reagimi i Demokratëve Europianë.

Reagimi i plotë:

“Dje në Shqipëri, organizatat kundër torturës ngritën akuza serioze për përdorim të tepruar të forcës, keqtrajtim dhe ndalime arbitrare gjatë protestave.

Dhuna ndaj efektivëve të policisë dhe grave duhet të dënohet me vendosmëri dhe pa asnjë ekuivok. Por asnjë shtet nuk mund t’i përgjigjet dhunës me abuzim apo torturë.

Qeveria e Edi Ramës duhet të garantojë hetime të pavarura, vënie para përgjegjësisë dhe përdorim proporcional të forcës nga policia.

Tortura nuk ka vend në Europë.”