Ballina Politika ‘Polici serb që mbronte pushtetin e Vuçiçit përfundoi në burg’/ Këlliçi: I...

‘Polici serb që mbronte pushtetin e Vuçiçit përfundoi në burg’/ Këlliçi: I njëjti fat e pret Skënder Hitën pas rënies së Ramës

59
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke e paralajmëruar se do të mbajë përgjegjësi për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

Në reagimin e tij, Këlliçi ka bërë një paralelizëm me zhvillimet në Serbi, ku sipas tij, një zyrtar policor i afërt me presidentin Aleksandar Vuçiç është arrestuar për shkelje të ligjit dhe krime të kryera për të mbrojtur pushtetin e këtij të fundit.

Sipas deputetit demokrat, i njëjti fat do të presë edhe zyrtarët shqiptarë që, sipas akuzave të tij, kanë ushtruar dhunë ndaj studentëve dhe të rinjve gjatë protestave.

Reagimi i Belind Këlliçit:

Skënder Hita ka marrë sot një mesazh se kush do të jetë fati i tij, pas rënies së autokratit të fundit në Ballkan, Edi Ramës.

I ngjashmi me të, homologu i tij në Beograd, që dhunoi studentët dhe të rinjtë protestues, u arrestua sot! U arrestua sepse shkeli ligjin dhe bëri krime për të mbrojtur karrigen e Vuçiç.

Kur shefi u rrëzua, ai përfundoi në burg.

Kur Rama të bjerë, dhe shumë shpejt kjo do të ndodhë, Skënder Hita dhe të gjithë ata që kanë dhunuar e gjakosur studentët e rininë shqiptare, do të japin llogari e do të prekin qelinë, sepse nuk do të jenë më mbi ligjin.

Mizoritë, dhuna barbare, torturat ndaj të rinjve shqiptarë nuk do të falen kurrë!