Taylor Swift ka ndarë me fansat një detaj humoristik nga miqësia shumëvjeçare me shoqen e saj më të mirë, Abigail Anderson.
Këngëtarja tregoi se të dyja kanë një zakon të veçantë që bashkëshortët e tyre duhet ta durojnë: flasin me zërat e personazheve të filmit Napoleon Dynamite.
Gjatë një bisede për filmin e animuar Toy Story 5, ku ishte e pranishme së bashku me regjisorin Andrew Stanton, Swift kujtoi njohjen me Abigail në kohën kur u shpërngul në Nashville, në moshën 14-vjeçare, shkruan DailyMail.
Ajo tregoi se që në fillim kishin zbuluar se ndanin të njëjtin sens humori dhe se u pëlqente të imitonin mënyrën e të folurit të personazheve të Napoleon Dynamite.
Sipas këngëtares, këtë vazhdojnë ta bëjnë edhe sot, pavarësisht se tashmë janë të martuara.
Swift e lidhi miqësinë e tyre me historinë e personazheve Bonnie dhe Blaze në Toy Story 5, duke theksuar rëndësinë e gjetjes së dikujt që të pranon dhe të kupton edhe në anët më të çuditshme të karakterit.
Ndërkohë, këngëtarja pritet të rikthehet në ceremoninë e CMA Awards më 18 nëntor, pas dhjetë vitesh mungesë. Kënga e saj nga Toy Story 5 është nominuar në kategorinë “Kënga e Vitit”.







