Ballina Kronika E rëndë në Durrës/ 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai...

E rëndë në Durrës/ 37-vjeçari dhunon me sende të forta prindërit, babai në gjendje të rëndë, dërgohet te Trauma

126
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Rrushkull, të Durrësit, ku një 37-vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij, përballë banesës ku jetojnë.

Sipas informacionit paraprak të policisë, i riu, i identifikuar me inicialet E. K. dhe me probleme të shëndetit mendor, ka dhunuar babanë e tij 72-vjeçar, S. K., dhe nënën 69-vjeçare, F. K.

Si pasojë e goditjeve, të dy prindërit kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Nëna ndodhet në Spitalin Rajonal të Durrësit, në gjendje të stabilizuar, ndërsa babai, i cili ka pësuar dëmtime në kokë, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë, 37-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Rrushkull, Manëz, Durrës, përballë banesës së tij, shtetasi E. K., 37 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, ka goditur me sende të forta prindërit e tij, shtetasin S. K., 72 vjeç, dhe shtetasen F. K., 69 vjeçe.

Shtetasja F. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në gjendje të stabilizuar, ndërsa shtetasi S. K., i cili ka dëmtime në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është nisur drejt Spitalit të Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

Shtetasi E. K. është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.