Ballina Ekonomia The Banker: Financimi i kapitullit të ardhshëm të rritjes ekonomike së Shqipërisë

The Banker: Financimi i kapitullit të ardhshëm të rritjes ekonomike së Shqipërisë

112
0

Ekonomia e Shqipërisë po ndryshon me shpejtësi. Turizmi, infrastruktura dhe rritja e investimeve private po krijojnë mundësi të reja, ndërkohë që bizneset dhe konsumatorët po bëhen më të sofistikuar në atë që presin nga bankat e tyre.

Progresi i vendit drejt anëtarësimit në BE po i shton një tjetër dimension këtij transformimi, duke mbështetur investimet, integrimin më të fortë me tregjet evropiane dhe konvergjencën graduale me standardet e BE-së.

Gjatë dekadës së kaluar, Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank), investimi më i madh amerikan në vend, ka ndërtuar pozicionin e saj rreth një ideje të thjeshtë: të qëndruarit pranë klientëve, të kuptuarit e bizneseve të tyre dhe ofrimi i financimit që pasqyron nevojat e tyre dhe jo mbështetja vetëm në zgjidhje të standardizuara.

Banka është rritur paralelisht me ekonominë e Shqipërisë, duke përfituar nga zgjerimi i qëndrueshëm i PBB-së dhe, në veçanti, nga zhvillimi i shpejtë i turizmit.

Ekspertiza e korporatave
Kjo qasje ka qenë veçanërisht e rëndësishme në bankat e korporatave. ABI ka zhvilluar një ekspertizë të fortë në sektorë të tillë si turizmi, infrastruktura, energjia dhe pasuritë e paluajtshme, ku investimet priren të jenë më të mëdha, më komplekse dhe afatgjata.

Banka ka ndërtuar atë që konsiderohet si një nga ekipet më të forta të nënshkrimit të korporatave në treg, duke ndërthurur ekspertizën e sektorit me analizën e disiplinuar të kreditit. Kjo është përkthyer në një portofol kredie për korporatat që menaxhmenti e vlerëson si ndër më performuesit në sektorin bankar shqiptar.

“Ambicia jonë nuk ka qenë kurrë thjesht të bëhemi një bankë më e madhe. Ne dëshirojmë të jemi një partner financiar më i mirë dhe më relevant për klientët tanë. Kjo nënkupton të kuptuarit se ku po shkon ekonomia e Shqipërisë, të qëndruarit pranë njerëzve dhe bizneseve që e nisin atë ndryshim, dhe të pasurit e disiplinës dhe ekspertizës për t’i mbështetur ata në afat të gjatë,” thotë Andi Ballta, CEO i ABI Bank.

Integrimi i NOA, mikrokredidhënësit të dytë më të madh në vend, në nëntor 2025 ka zgjeruar platformën e shpërndarjes së ABI-t dhe ka forcuar praninë e saj në segmentin e mikro-biznesit dhe biznesit të vogël. Rrjeti bankar pritet të rritet në rreth 70 degë deri në fund të vitit 2027, duke e bërë atë një nga rrjetet më të mëdha vendase. Ky rrjet më i madh do të mbështesë ambiciet e ABI-t në retail.

Një pjesë e rëndësishme e strategjisë është rritja e pjesës së tregut të bankës, ku kreditë hipotekare luajnë një rol kyç. ABI planifikon të prezantojë oferta të reja dhe konkurruese për kredi hipotekare të synuara për klientët që investojnë në shtëpitë e tyre.

Ambicia është të sillet në kreditimin hipotekar i njëjti nivel ekselence, nënshkrimi të disiplinuar dhe të kuptuarit të klientit që ka mbështetur suksesin e ABI-t në bankat e korporatave.

Për ABI-n, prania fizike dhe digjitalizimi janë plotësuese. Teknologjia mund ta bëjë bankimin e përditshëm më të shpejtë dhe më të thjeshtë, ndërsa degët dhe menaxherët e marrëdhënieve mbeten të rëndësishëm aty ku klientët kanë nevojë për këshilla ose zgjidhje financiare të personalizuara, veçanërisht për vendime financiare më komplekse dhe marrëdhënie afatgjata me klientët.

Rritja e ardhshme
Prioritetet e ABI-t përfshijnë zgjerimin e bankingut për retailin, SME-tw dhe korporatat e mesme, ruajtjen e cilësisë së portofolit dhe vazhdimin e investimeve në teknologji. Banka synon të mbetet aktive në energjinë e rinovueshme dhe investimet e lidhura me zhvillimin ekonomik afatgjatë të Shqipërisë.

Njerëzit janë qendrorë në këtë strategji. Ndërsa ABI zgjerohet, sfida e menaxhmentit është të ruajë karakteristikat që ndihmuan në rritjen e bankës: aksesueshmërinë, marrjen e shpejtë të vendimeve, llogaridhënien dhe një ndjenjë të fortë pwrkatwsie në të gjithë organizatën.

ABI hyn në këtë fazë të ardhshme nga një pozicion financiarisht i konsoliduar. Banka aktualisht raporton asete totale prej 1.9 miliardë dollarësh, fitim para tatimit prej 59.6 milionë dollarësh dhe kapital të Nivelit 1 prej 144 milionë dollarësh për vitin 2025. Që nga shtatori 2026, kapitali i Nivelit 1 shkon në 191 milionë dollarë dhe raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është 23 për qind.

Mundësia tani është që të përdoret kjo platformë më e fortë në një pjesë më të gjerë të ekonomisë shqiptare, nga financimi i investimeve në turizëm dhe infrastrukturë e deri te mbështetja e SME-ve, sipërmarrësve dhe familjeve që blejnë shtëpitë e tyre.

Ndërsa Shqipëria vazhdon të zhvillohet, objekti kryesor i ABI-t mbetet i thjeshtë: të qëndrojë pranë njerëzve dhe bizneseve që investojnë në të ardhmen e vendit, të rritet së bashku me ta dhe gjithnjë e më shumë ta shtrijë këtë qasje në rajonin më të gjerë. /The Banker