Ballina Aktualitet Shefi i Komisariatit nr. 1 përplaset me qytetaren, urdhëron largimin e gazetarëve...

Shefi i Komisariatit nr. 1 përplaset me qytetaren, urdhëron largimin e gazetarëve nga protesta

84
0

Shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë, Ervin Hasrama urdhëroi forcat “Shqiponja” që të largojnë mediat nga protesta studentore që po zhvillohet kundër kryeministrit Edi Rama.

Hasrama dëgjohet duke thënë që t’i largojnë gazetarët dhe përfaqësuesit e tjerë të medias nga vendi ku ata ndodheshin ndërsa një qytetare revoltohet duke e cilësuar si “kriminel”.

“Largohu, largoji” dëgjohet duke thënë ai.

“Shef i 1-shit je ti? Kriminel”, replikon qytetarja.