Ballina Sport Yamal thyen rekordin e Messit

Yamal thyen rekordin e Messit

31
0

Lamine Yamal vazhdon të thyejë rekorde në futbollin spanjoll, por edhe më gjerë.

Talenti i Barcelonës e ka arritur një tjetër sukses historik pas asistimit në fitoren 2:1 ndaj Atletico Madridit, duke u bërë futbollisti më i ri në histori të La Ligës që regjistron 40 asistime.

Yamal e arriti këtë shifër në moshën 19-vjeçare dhe 118 ditëshe, duke lënë dukshëm prapa emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll.

Rekordin e mëparshëm e mbante Roberto López Ufarte, i cili i kishte arritur 40 asistime në moshën 22-vjeçare e 15 ditëshe.

Pas tij në këtë renditje vijnë Adrián Escudero, Seguí dhe Joseba Etxeberria, ndërsa Lionel Messi e kishte arritur këtë shifër në moshën 23-vjeçare e 158 ditëshe.

Kështu, Yamal e ka tejkaluar edhe legjendën argjentinase, duke dëshmuar se pavarësisht moshës, tashmë është një prej futbollistëve më vendimtarë të futbollit evropian.