Ballina Sport ​Ky është emri që pritet ta marr drejtimin e Manchester United

​Ky është emri që pritet ta marr drejtimin e Manchester United

44
0

Michael Carrick është gjithnjë e më pranë largimit nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit, por Antonio Conte, njëri prej emrave të përfolur për ta marrë drejtimin e skuadrës angleze, nuk duket i interesuar për këtë mundësi.

Sipas raportimit të mediumit italian SportMediaset, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur lëvizjet për gjetjen e një trajneri të ri dhe synojnë ta shfrytëzojnë periudhën e ndeshjeve të Përfaqësueseve për të marrë një vendim.

Carrick kishte tri ndeshje për ta shpëtuar pozitën e tij në stolin e Unitedit, por bilanci nuk ishte bindës: një fitore ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, një barazim spektakolar 4:4 me Aston Villën dhe një humbje nga Chelsea.

Pavarësisht se emri i Contes është përmendur si kandidat për këtë post, burime pranë trajnerit italian bëjnë të ditur se ai aktualisht nuk e vlerëson si mundësi marrjen e drejtimit të Manchester Unitedit.

Arsyeja, sipas SportMediaset, lidhet me situatën e paqartë brenda klubit anglez, të cilën Conte nuk e konsideron ambient të përshtatshëm për të nisur një projekt të ri.

Në këto rrethana, Mauricio Pochettino përmendet si kandidati kryesor për stolin e Unitedit. Pas tij në listën e alternativave janë Eddie Hoëe dhe Julian Nagelsmann.

Manchester United po kalon një periudhë të vështirë dhe drejtuesit e klubit pritet ta shfrytëzojnë pushimin ndërkombëtar për të qartësuar të ardhmen e bankinës.