Ballina Aktualitet GJKKO cakton datën, më 25 nëntor vendimi për Klotilda Bushkën dhe të...

GJKKO cakton datën, më 25 nëntor vendimi për Klotilda Bushkën dhe të bashkëpandehurit e Veliajt

105
0

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilët po gjykohen në një proces të veçuar me gjykim të shkurtuar.

Mes personave që presin vendimin e gjykatës është edhe ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka.

Sipas njoftimit, vendimi pritet të shpallet më 25 nëntor, në orën 15:30.

Procesi ndaj Bushkës dhe të bashkëpandehurve të tjerë po zhvillohet veçmas nga çështja gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.