Ballina Sport McTominay zbulon se kishte probleme me zemër gjatë Botërorit 2026

McTominay zbulon se kishte probleme me zemër gjatë Botërorit 2026

64
0

Mesfushori i Napolit, Scott McTominay, ka zbuluar se kishte përjetuar probleme me zemrën vetëm dy ditë para ndeshjes së parë të Skocisë në Kupën e Botës 2026 ndaj Haitit.

Futbollisti 29-vjeçar tregoi se kishte pësuar aritmi kardiake dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje për ta korrigjuar atë.

“Mu desh të bëja një elektroshok në zemër”, deklaroi McTominay, duke kujtuar momentin e vështirë para sfidës që Skocia e fitoi 1-0.

Pavarësisht situatës, ai mori lejen e mjekëve për të luajtur dhe më pas zhvilloi nga 90 minuta edhe ndaj Marokut dhe Brazilit.

Në fillim të shtatorit, mesfushori iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël përmes ablacionit kardiak, për të trajtuar aritminë e lehtë dhe beninje.

McTominay, i cili u rikthye në fushë me Napolin më 10 tetor, siguroi se tani ndihet plotësisht i rikuperuar.

“Jam shumë, shumë më mirë se më parë”, theksoi ai, duke shprehur kënaqësinë për rikthimin te përfaqësuesja skoceze.