Ballina Aktualitet “Lëvizje të dëshpëruara të Ramës!”/ Kreu i Sindikatës së Universiteteve: Gjobat ndaj...

“Lëvizje të dëshpëruara të Ramës!”/ Kreu i Sindikatës së Universiteteve: Gjobat ndaj protestuesve janë antikushtetuese! Kushtetuesja do t’i rrëzojë këto masa të qeverisë

111
0

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, i quajti lëvizje të dëshpëruara gjobat e Policisë ndaj protestuesve, pas vendimit të Qeverisë për ndëshkimin administrativ në mënyrë arbitrare të të rinjve që dyshohet se kryejnë akte dhune gjatë tubimeve kundër kryeministrit Edi Rama.

Kovaçi tha për mediat se Gjykata Kushtetuese do të marrë parasysh ankimimin e bërë për këto masa “antiprotestë” nga një grup studentësh, dhe se do të vendosë në favor të këtyre të fundit duke shfuqizuar aktet e Këshillit të Ministrave.

“Kuptohet janë lëvizje të dëshpëruara për mendimin tim, të paligjshme, antikushtetuese. Çdo gjobë e tillë është e paligjshme dhe do të hidhet poshtë nga gjykata administrative apo qoftë dhe nga gjykata kushtetuese”,- tha Kovaçi.

“Unë mendoj që absolutisht do të jetë (në favor të studentëve) sepse Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim paraprak para disa kohësh që thotë mjafton të jetë paqësore dhe thjeshtë lajmërohet, qoftë dhe publikisht. Nuk merret leje për tubim”, shtoi ai.