Ballina Lifestyle Skandalet me punonjësit nuk ndalen, Kylie Jenner përballet me një tjetër padi

Skandalet me punonjësit nuk ndalen, Kylie Jenner përballet me një tjetër padi

52
0

Kylie Jenner po përballet me një tjetër padi nga një ish-punonjëse e saj, e cila pretendon se gjatë kohës që punonte në banesat e yllit amerikan ka përjetuar situata të pazakonta dhe është trajtuar në mënyrë të padrejtë.

Dinora Carolina Cabria Amaya, e cila ka punuar si mirëmbajtëse në pronat e Jenner nga marsi i vitit 2025 deri në shkurt të këtij viti, pretendon se në një rast ka mbetur e bllokuar për më shumë se një orë brenda garderobës së madhe të modeles.

Sipas padisë së depozituar më 5 nëntor në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, punonjësja kishte hyrë në garderobë duke përdorur një kod, por më pas nuk kishte mundur të dilte. Ajo pretendon se telefonoi përgjegjësen për ndihmë, por kjo e fundit e talli dhe nuk i dha zgjidhje. Ish-punonjësja thotë se përjetoi edhe një atak paniku, ndërsa qëndroi brenda deri sa dikush mbërriti dhe hapi derën.

Por kjo nuk është e vetmja situatë e përshkruar në dokumentet gjyqësore. Amaya pretendon se në shtator të vitit 2025, një bombolë me spërkatës piperi u aktivizua aksidentalisht teksa ajo po pastronte një sirtar në lavanderi, duke i shkaktuar irritim dhe probleme në sy.

Një muaj më vonë, ajo thotë se është kafshuar nga qeni i familjes, ndërsa po pastronte vendin ku qëndronte kafsha. Sipas pretendimeve të saj, nuk mori ndihmën e nevojshme pas incidentit dhe u detyrua të blinte vetë medikamente pa recetë.

Në padi, ish-punonjësja ngre gjithashtu pretendime për orë shtesë të papaguara dhe mungesë kompensimi për udhëtimet mes pronave të ndryshme të Jenner. Ajo pretendon se është pushuar nga puna në shkurt të vitit 2026, pasi kishte ngritur shqetësime për mënyrën e pagesës së shpenzimeve të transportit.

Kjo është padia e katërt e ngritur nga ish-punonjës të familjes ose kompanive të Kylie Jenner brenda shtatë muajve. Rastet e mëparshme përfshijnë pretendime për diskriminim, ngacmim dhe largim të padrejtë nga puna.

Nga ana tjetër, avokati i Jenner i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar paditë si të pabazuara. Ai ka deklaruar se ato janë paraqitur nga i njëjti avokat që përfaqëson ish-punonjësit dhe se klientja e tij do t’i kundërshtojë me forcë në gjykatë.