Ballina Lifestyle AJ Odudu mbërrin në Australi, përgatitet të hyjë në xhunglën e “I’m...

AJ Odudu mbërrin në Australi, përgatitet të hyjë në xhunglën e “I’m A Celebrity”

54
0

Prezantuesja e njohur britanike, AJ Odudu, ka mbërritur në aeroportin e Brisbane, në Australi, teksa po përgatitet për aventurën e saj të radhës televizive në spektaklin e famshëm “I’m A Celebrity… Get Me Out of Here!”.

Ylli televiziv, e njohur si prezantuese e “Big Brother”, u pa në aeroport, ku tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj, ndërsa po bëhet gati t’i bashkohet sfidës në xhungël.

Odudu nuk ka munguar as me humor, duke bërë shaka për insektet dhe krijesat e frikshme që mund të përballet gjatë qëndrimit në xhungël. Ajo tha se ato do të jenë edhe më të frikshme se merimangat që gjenden në shtëpitë e qytetit të saj të lindjes, Blackburn.

Pjesëmarrja e saj pritet të sjellë momente interesante në spektakël, i cili njihet për sfidat ekstreme, provat e pazakonta dhe përballjet e personazheve të njohur me frikërat e tyre më të mëdha.