Ballina Aktualitet Pas hetimit për 2 800 tonë mbetje të rrezikshme, Ministria i heq...

Pas hetimit për 2 800 tonë mbetje të rrezikshme, Ministria i heq lejen mjedisore kompanisë Kurum

82
0

Ministria e Mjedisit i ka hequr lejen mjedisore kompanisë Kurum International për aktivitetin e saj në zonën e ish kombinatit Metalurgjiku në Elbasan.

Vendimi është marrë nga ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, i cili më 3 nëntor 2026 ka firmosur urdhrin nr. 540 për shfuqizimin e lejes mjedisore të tipit A të lëshuar për kompaninë në shtator të vitit 2016.

Vendimi prek një sërë aktivitetesh industriale të KURUM, përfshirë prodhimin e çelikut, shkrirjen e metaleve, fonderinë, përpunimin dhe saldimin e metaleve, si dhe prodhimin e gëlqeres.

Propozimi për pezullimin e lejes së Kurum erdhi nga AKM dhe u miratua nga Ministria e Mjedisit.

Vendimi i Ministrisë së mjedisit vjen pas 2 vitesh që kompania turke është nën hetim nga Prokuroria e Durrësit për ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme të nisura nga Durrësi drejt Tajlandës dhe më pas të kthyera në Shqipëri për shkak të rrezikshmërisë që paraqisnin.

Lidhur me ngarkesën e rrezikshme prej 2800 tonë prokuroria e Durrësit në shkurt të vitit 2026 lëshoi 33 urdhërarreste, prej të cilëve edhe funksionarë që mbajnë detyra shtetërore.