Ballina Sport Cole Palmer merr certifikatën e rekordeve “Guinness”

Cole Palmer merr certifikatën e rekordeve “Guinness”

45
0

Ylli i Chelseat, Cole Palmer, ka marrë zyrtarisht certifikatën nga “Guinness World Records” për një rekord të veçantë të vendosur në Premier League.

Anglezi mban rekordin për tripletën më të shpejtë të realizuar nga minuta e parë e një ndeshjeje në historinë e kampionatit anglez, duke shënuar tre gola brenda vetëm 29 minutash ndaj Evertonit, në prill të vitit 2024.

Palmer e kompletoi tripletën në mënyrë të veçantë, duke shënuar me këmbën e majtë, të djathtën dhe me kokë.

Një tjetër moment historik në karrierën e sulmuesit anglez, i cili vazhdon të lërë gjurmë me fanellën e Chelseat.