Ballina Aktualitet Revolta në ditën e 166-të/ Studentët dhe qytetarët protestë para Kryeministrisë, kërkohet...

Revolta në ditën e 166-të/ Studentët dhe qytetarët protestë para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Ramës

54
0

Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të enjte, duke shënuar ditën e 166-të të revoltës.

Studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Kryeministrisë, me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta zhvillohet në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë.

Studentët kanë ritheksuar se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë dhe kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra.