Ballina Kronika I dënuar me 4 vite burg për përdhunim në Itali, 64-vjeçari shqiptar...

I dënuar me 4 vite burg për përdhunim në Itali, 64-vjeçari shqiptar arrestohet në Vlorë, pritet ekstradimi

38
0

Një 64-vjeçar shqiptar, i dënuar me 4 vite burg në Itali për përdhunim, është arrestuar në Vlorë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, ndërsa pas kapjes pritet të ekstradohet drejt shtetit fqinj.

overlay-clever

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Strike 8”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Vlorë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas i dënuar në Itali, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Strike 8”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “Hajro Çakërri” dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi A. B., 64 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët italianë, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.