Ballina Kuriozitete Shpata lazer e Darth Vader thyen rekordin në ankandin e Star Wars,...

Shpata lazer e Darth Vader thyen rekordin në ankandin e Star Wars, shitet për gati 4.5 milionë euro

50
0

Shpata ikonike lazer e përdorur nga Darth Vader në Star Wars: Episode V – The Empire Strikes Back (1980) dhe Star Wars: Episode VI – Return of the Jedi (1983) ka thyer rekorde në një ankand në SHBA të mbajtur nga Heritage Auctions.

Shpata lazer, e cila u përdor në duelin kulminant në Cloud City ku Vader i thotë Luke Skywalker “Unë jam babai yt”, fillimisht pritej të shitej për mbi 1 milion dollarë. Në fund, ajo u shit për 4.875 milion dollarë në ankandin përfundimtar të Star Wars.

Shitja shënon jo vetëm një rekord botëror ankandi për çdo objekt koleksionimi të Star Wars, sipas Heritage Auctions, por edhe një rekord të ri ankandi për një rekuizitë të Star Wars të përdorur në ekran.

Në fakt, shuma përfundimtare e tejkalon shifrën prej 3.75 milionë dollarësh të vendosur në korrik dhe shitjen në ankand prej 3.6 milionë dollarësh të vitit të kaluar