Ballina Europë Meloni: Po e luftojmë dhunën ndaj grave me çdo mjet, por sfida...

Meloni: Po e luftojmë dhunën ndaj grave me çdo mjet, por sfida nuk është fituar ende

38
0

Kryeministrja italiane e djathtë, Meloni ka folur me vëndosmëri ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave në Itali.

“Dhuna ndaj grave është një fenomen i neveritshëm që po e luftojmë me çdo mjet, me dënime më të ashpra, me dënimin e femicidit me burgim të përjetshëm, me masa më efikase parandalimi dhe mbrojtjeje”, si dhe “me burime për të ndihmuar ata që janë në terren, që bëjnë trajnime dhe ndihmojnë viktimat.

Por e dimë mirë se sfida nuk është fituar dhe se duhet bërë shumë më tepër në frontin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së opinionit publik.” është shprehur Meloni për mediat italian.

“Prandaj vendosëm të përsërisim një nismë që vitin e kaluar pati një sukses të jashtëzakonshëm: bëhet fjalë për iniciativën sportive ‘Corri Libera’ (Vrapo e Lirë), 5 kilometra vrapim me nisje nga Koloseu dhe mbërritje në Forot Perandorake , pasi të jetë përshkuar zemra e Romës. Takimi është programuar ditën e diel, 15 nëntor, në orën 10:00”, u shpreh Meloni.