Thirrjet “Polici e krimit” janë lëshuar gjatë protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit.
Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë sjellë sërish në vëmendje përplasjet me uniformat blu dhe rastet e dhunës që shoqëruan tubimet e tyre, duke treguar se nuk kanë ndërmend të harrojnë atë që ndodhi.
Thirrjet dhe pankartat janë pjesë e protestës që vijon në ditën e saj të 168-të, ku studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.







