Ballina Rajoni Tragjedia në Greqi, zbardhen dy skenarët për vdekjen e dy zjarrfikësve, 23-vjeçari...

Tragjedia në Greqi, zbardhen dy skenarët për vdekjen e dy zjarrfikësve, 23-vjeçari ishte në detyrë prej vetëm dy muajsh

42
0

Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia në Zephyri të Atikës, ku dy zjarrfikës humbën jetën gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur.

Viktimat janë zëvendësshefi i zjarrfikësve, 44-vjeçari Elias Valatsos dhe zjarrfikësi 23-vjeçar George Zympidis, i cili kishte vetëm dy muaj që ishte betuar në detyrë, pasi kishte përfunduar Shkollën e Zjarrfikësve në Ptolemaida. Gjatë operacionit mbeti i plagosur edhe një zjarrfikës i tretë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim në spitalin 251 të Aviacionit.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri mund të ketë nisur pasi një familje që banonte në katin përdhes kishte hedhur hirin e sobës me dru në shkallët e ndërtesës, ku ndodheshin mbeturina, plastikë dhe materiale të tjera të ndezshme. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tre persona, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkakun e saktë të zjarrit.

Ndërkohë, hetuesit po shqyrtojnë dy skenarë për mënyrën sesi humbën jetën dy zjarrfikësit. Sipas skenarit të parë, ata mund të kenë rrëshqitur në shkallët e rrezikshme të ndërtesës dhe të kenë rënë në një hapësirë të bodrumit, duke pësuar dëmtime fatale.