Ballina Rajoni Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e...

Vuçiq pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit: “Prej vitesh nuk më lejohet”

22
0

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë, si dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë.

Vuçiq ka pretenduar se prej vitesh nuk i lejohet të hyjë në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë vlen edhe për anëtarët e familjes së tij, madje edhe për vizita private.

Ai pretendon se një gjë të tillë nuk e lejon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, e as dikush nga familja ime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiq, përcjell “Nacionalni Magazin”.