Përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, foli në konferencën për shtyp pas fitores ndaj kampionëve të botës, Spanjës me rezultat 3:2 dhe duke shprehur krenarinë për paraqitjen e skuadrës së tij, transmeton media spanjolle “Marca”.
Ndeshja: “Ishte një paraqitje e shkëlqyer në çdo aspekt.
Kjo është një fitore plotësisht e merituar. Lojtarët janë shumë të lumtur. Ishte momenti për të treguar se çfarë skuadre jemi dhe ne ia dolëm. Jam shumë krenar”.
Ndeshja më e mirë: “Mund të themi se po, duke marrë parasysh rrethanat, kundërshtarin dhe atmosferën. Jemi shumë të lumtur”.
Besimi: “Skuadra ishte e bindur në aftësitë e saj. Edhe unë kisha besim. Besimi vjen nga loja që zhvillojmë. Këtë dua ta shoh te skuadra, përtej rezultateve. Rruga jonë në Ligën e Kombeve është shumë e mirë. Dëshironim të konkurronim në nivelin më të lartë”.
De la Fuente dhe seria e rezultateve: “Kjo fitore është shumë speciale. Jemi jashtëzakonisht krenarë. Nuk duam të bëjmë hapa prapa. Kjo është mënyra dhe ideja jonë e lojës. Kam respekt maksimal për De la Fuenten dhe punën e tij. Ai ka ndërtuar një skuadër pothuajse të pamposhtur”.
Zëvendësimet: “Sigurisht që do të më kritikonin nëse Spanja do të arrinte të barazonte. Na nevojitej energji dhe freski fizike.
Në një atmosferë të tillë, të luash 30 minuta me një lojtar më pak është sikur të luash tri orë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm.
Shpresoj të kemi mundësi të zhvillojmë ndeshje edhe para marsit, sepse më pëlqen shumë të punoj me këta lojtarë”.
Trafford: “Ne duam konkurrencë për vendin e titullarit. Dy pritjet e tij në fund të ndeshjes ishin fantastike”.







