Ballina Sport Nga Serbia te Greqia, shorti projekton sfida “zjarr” për Shqipërinë, ka edhe...

Nga Serbia te Greqia, shorti projekton sfida “zjarr” për Shqipërinë, ka edhe rivalë “big”

29
0

Më 6 dhjetor, në Dublin, i gjithë populli kuqezi është “sy e veshë” për të parë e dëgjuar se çfarë do të ofrojnë goglat, cilët do të jenë rivalët e Shqipërisë, por dhe Kosovës, në fazën kualifikuese të “Euro2028”. Me dy pjesëmarrje brenda një dekade, Shqipëria synon “tripletën”, synon për herë të tretë të marrë pjesë në turneun më të rëndësishëm kontinental.

Vetë fakti që tani kualifikimi në Evropian shihet si një objektiv kryesor është pa diskutim fitorja e parë më e madhe. Triumfi në Nations League, në Grupin C1, ishte jetik pikërisht në funksion të kësaj dite, pasi më 6 dhjetor, kuqezinjtë do të pozicionohen në vazon e tretë, ashtu si edhe Kosova. Fitorja tjetër e rëndësishme, është fakti që në çdo rast shmangim një përballje kokë më kokë me Kosovën. Lajmi tjetër pozitiv është fakti që në letër minimalisht, Shqipëria do të ketë dy rivalë më të lehtë, pasi do “peshkojë” nga vazot 4 dhe 5.

Ashtu si në kualifikueset e Botërorit të fundit, Shqipëria mund të përballet sërish me Serbinë, pasi ballkanasit pozicionohen në vazon e dytë. Sot diskutimi është ndryshe, tani tifozët kuqezi e kërkojnë një përballje të tillë pasi Serbia në sjell fat, në dy raste kur kemi qenë në të njëjtin grup e kemi lënë pas Serbinë. Vazo e dytë rezervon edhe rivalë si Ukraina, Hungaria, Polonia, Çekia etj, rivalë që Shqipëria i njeh mirë.

Nga vazo e parë është e vështirë të shprehësh dëshira, është e vështirë të zgjedhësh pasi aty ndodhen përfaqësuese “big” si Francë, Spanjë, Portugali, Angli, Gjermani, Holandë, Itali, Norvegji etj. Në letër, mbase, Zvicra, Belgjika, Kroacia apo Danimarka mund të ishin rivalë të preferuar. Gjithashtu, mund të kemi një tjetër derbi të famshëm pasi edhe Greqia bën pjesë në vazon e parë.

I njëjti diskutim edhe për Kosovën, me ndryshim i vetëm që nuk mund të përballen me Serbinë, një rregull i vendosur nga UEFA që nuk ndryshon as këtë herë.

Ndryshe nga kualifikueset e Botëror, në Evropian formula është ndryshe pasi dy vendet e para kualifikohen direkte në “Euro2028”, por në rastin e Shqipërisë ekzistojnë shanset edhe nga faza “play-off” e Nations League.

914891196 2190162028605712 3965223727891055177 N