Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
Kryeministri, Edi Rama, është nderuar ditën e hënë në Bruksel me çmimin “CER Lord Jakobovits”. Çmimi i është akorduar nga Konferenca e Rabinëve Europianë dhe arsyetohet me kontributin e kreut të ekzekutivit të Shqipërisë për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetare, si dhe për rolin e tij në mbështetjen e bashkëjetesës dhe vlerave europiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri shqiptar në një postim të tijin. Por në këtë postim duket se ai fsheh diçka. Ja çfarë shkruan: “Bruksel, Belgjikë – I nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, një çmim europian që forcon profilin e Shqipërisë”, shkruan Rama. Dmth Edi Rama e konsideron këtë çmim si europian.
Po vetë konferenca që akordon çmimin quhet “Konferenca e Rabinëve europianë”! Dmth është një konferencë izraelite në Europë. Që do të thotë se çmimi në fjalë vjen nga një vendimmarrje izraelite. Ndërkohë që në Bruksel shitet si një aktivitet europian. Brukseli, në këtë rast presidenti i Këshillit Europian, shërbeu si fasadë europiane për Edi Ramën. Për presidentin Antonio Costa, presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen, komsioneren Marta Kos e të tjerë në Bruksel, Edi Rama qenka njeriu i tolerancës fetare që mbëhstet bashkëjetesën e vlerave europiane. Ky çmim çertifikon se kryeministri Rama na qenka personalitet që duhet nderuar dhe respektuar, siç nderohen dhe vlerësohen vlerat europiane. Ndërkohë që kryeministri ynë shkel me këmbë të gjitha vlerat morale të Europës e të shqiptarëve.
Për shqiptarët është e kundërta. Edi Rama është njeriu i anti-vlerave. Ai është dhe mbetet kryeministri i parë dhe shpresojmë i fundit në Shqipëri që vendosi lidhjet e shtetit shqiptar me kartelet e drogës dhe organizatat e krimit të organizuar. Është kryeministri më i korruptuar në Europë e më gjerë. Nëse për Antonio Costa, von der Leyen dhe Marta Kos këto janë vlera të civilizimit europian, atëherë duhet revokuar gjithë përceptimi njerëzor për Europën. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ndonjë vend ta shoqërojnë skandale kaq të turpshme si qeevrinë e Edi Ramës, skandale të cilat dëshmojnë anti-vlera dhe veset e kësaj qeverie. Nuk kemi dëgjuar ndonjëherë që një lider si Edi Rama të vlerësohet për tolerancë fetare, kur keqtrajton me mizori të rinjtë, studentët dhe gjimnazistët e vendit të tij, pse ata protestojnë dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës.
Nga pikëpamja diplomatike gjithashtu është krejt e pakuptimtë që të nderohet një lider politik siç ndodhi me Edi Ramën kësaj here, kur ai lider përballet prej 170 ditësh radhazi me protesta dhe revoltë të brezit të ri dhe studentor, po ashtu siç po përballet Edi Rama. Çmimet janë gjithmonë shpërblime për konstribute. Po cilat janë kontributet e Edi Ramës që ta meritonte këtë çmim? Është shpopullimi i Shqipërisë dhe ripopullimi i saj me emigrantë nga Azia dhe Afrika. Është uzurpimi i të gjitha pushteteve në dorën e tij dhe ushtrimi i dhunës në vendimmarrje kundër qytetarëve të vendit të tij. Është iniciativa e tij për të krijuar shtetin bektashi, si mjet për përçarjen fetare në Shqipëri. Është dhunimi dhe poshtërimi i njerëzve të thjeshtë, të qytetarëve shqiptarë në mënyrë të përditshme! Nëse çmimi në fjalë ka parasysh këto kontribute të Edi Ramës në Shqipëri, nëse ai çmim jepet për kontribute në shkatërrimin e shtetit shqiptar dhe të Shqipërisë, nëse Edi Rama nderohet e respektohet pse dhunon studentët protestues, atëherë vlerat europiane na qenkan përmbysur kokë poshtë.
Deri sot e shihja me reflektim përcaktimin e Fishtës për Europën. Prej sot nuk do ta dyshoj më postulatin e tij kritik ndaj saj! Të nderosh Hitlerin e Ballkanit të dekadës së dytë e të tretë të shekullit XXI është në fakt një karshillëk ndaj protestave të shqiptarëve kundër narco-shtetit të Edi Ramës. Të hënën europianët, me ndihmën e izraelitëve, e kanë bërë zgjedhjen e tyre: – Të përkrahin dhe mbështesin një diktator në krye të shtetit shqiptar dhe ta rrëzojnë për tokë vullnetin e shqiptarëve. Por çdo aksion pasohet me një reaksion. Të shohim çfarë do të prodhojë ai çmim që europianët izraelitë dhe të tjerë ia akorduan kryeministrit të Shqipërisë. Çmimi në fjalë do të ishte i denjë sikur ta kishte dhënë vetë diktatori i Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitleri!







