Ballina Kronika Durrës/Goditet një rast i magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

Durrës/Goditet një rast i magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike të kontrabanduara.

28
0

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e siguruaa në rrugë operative, kanë zbuluar një dyqan në lagjen nr. 12, ku shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi R. C., 18 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se shiste në dyqan dhe online, fishekzjarrë dhe kapsolla të dyshuara të kontrabanduara, të cilat i magazinonte në banesë.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. D., 24 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi është kapur afër banesës së shtetasit R. C., duke transportuar me automjet, fishekzjarrë dhe kapsolla që i kishte marrë nga kjo banesë, me qëllim për t’i fshehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan qindra fishekzjarrë dhe kapsollë, të llojeve të ndryshme, të dyshuara të kontrabanduara, dhe 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.