Ballina Lifestyle Fustani i verdhë në dasmën e Miley Cyrus bëhet viral, motra e...

Fustani i verdhë në dasmën e Miley Cyrus bëhet viral, motra e mysafires tregon çfarë ndodhi

33
0

Një mysafire në dasmën e këngëtares së njohur Miley Cyrus dhe muzikantit Maxx Morando ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, pasi nuk iu përmbajt kodit të veshjes të kërkuar për ceremoninë.

Dasma, e mbajtur më 21 nëntor në Palm Springs të Kalifornisë, kishte si temë veshjet e zeza për të gjithë të ftuarit. Megjithatë, Belgica Vargas u shfaq me një fustan të verdhë të ndezur, duke u dalluar menjëherë mes të pranishmëve.

Fotografitë e saj u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kritikuan për mosrespektimin e kodit të veshjes.

Pas reagimeve, motra e saj, Grecia, doli në mbrojtje të Belgicës, duke shpjeguar se ajo nuk e kishte vërejtur udhëzimin në ftesën e dasmës.

Ajo tregoi gjithashtu se Miley Cyrus nuk ishte shqetësuar aspak nga kjo situatë. Përkundrazi, kur e takoi, këngëtarja e përqafoi dhe i komplimentoi veshjen, duke i thënë se dukej e mrekullueshme.

Videoja e mysafires me fustan të verdhë ka grumbulluar dhjetëra miliona shikime në rrjetet sociale, duke e kthyer atë në një nga temat më të komentuara pas dasmës së këngëtares.