Ballina Bota Lufta në Gaza/ Vritet një 13-vjeçar palestinez në Jenin; Izraeli kundërshton paralajmërimin...

Lufta në Gaza/ Vritet një 13-vjeçar palestinez në Jenin; Izraeli kundërshton paralajmërimin e OKB-së për rrezikun e urisë

106
0

Një 13-vjeçar palestinez është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, gjatë një bastisjeje ushtarake izraelite në Qabatiya, në jug të Jeninit, në Bregun Perëndimor.

Këtë e raportoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke cituar drejtorin e spitalit al-Razi në Jenin.

Fawaz Hammad, është emri i 13-vjeçarit, i cili humbi jetën për shkak të plagëve të shkaktuara nga plumbat

Burimet lokale, të cituara nga Wafa, konfirmuan se ushtarë të shumtë të ushtrisë izraelite hynë në Qabatiya dhe disa në një shtëpi, duke vendosur snajperë në çati. Dëshmitarët flasin për një përplasje të dhunshme.

OKB ka paralajmëruar një rrezik të mundshëm dhe të afërt të urisë në Gazën veriore. Diçka e tillë është kundërshtuar nga Izraeli. Ata argumentojnë se raporti për sigurinë ushqimore në Gaza përmban të meta të shumta faktike dhe metodologjike.

Sipas autoriteteve të shtetit hebre nuk ka të dhëna në lidhje me sasinë e ujit në dispozicion për frymë në Rripin e Gazës. Izraeli hedh poshtë çdo akuzë se po vuan qëllimisht nga uria popullësinë civile të Gazës.