Ballina Kronika Dhunoi nënën, arrestohet 41-vjeçari në Maliq

Dhunoi nënën, arrestohet 41-vjeçari në Maliq

104
0

Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka dhunuar nënën e  tij.

Ngjarja ka ndodhur në Maliq ndërsa mësohet se nëna e 41-vjeçarit është pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi: 

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin K. A., 41 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.