Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën mëngjesin e sotëm kur dy tramvaje u përplasën në Kemerovë në Siberinë lindore. Lajmin e aksidentit e njoftuan autoritetet lokale.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat ruse duket një tramvaj i cili humbi kontrollin teksa ngjitej në një kodër dhe rrëshqiti poshtë, duke u përplasur me një tjetër.
“Fatkeqësisht, një person u vra,” tha Alexei Kuznetsov, një zyrtar në ministrinë lokale të shëndetësisë. Ai shtoi se në këtë incident janë lënduar edhe 90 persona të tjerë.
❗️WARNING! Passengers Thrown From "Out Of Control" Tram In Russia
A brake failure on the public transport caused it to take a bend at high speed before it ploughed into another tram further along the line in Kemerovo, Siberia.
Bodies flew from the speeding train, across a road… pic.twitter.com/PIGOSEs3o1
— RT_India (@RT_India_news) June 6, 2024







