Ballina Europë Çeki/ Trenat përplasen me njëri-tjetrin, 4 të vdekur

Çeki/ Trenat përplasen me njëri-tjetrin, 4 të vdekur

306
0

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Republikën Çeke mbrëmjen e së mërkurës (5 qershor), shkruan CCN.

Operacionet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar dhe autoritetet do të vijonë me hetimet për të zbardhur shkaqet se çfarë e shkaktoi përplasjen në qytetin e Pardubice, ka njoftuar policia sot.

Sipas Shërbimit të Zjarrëfikësit në trenin e pasagjerëve ishin rreth 380 persona. Ai po udhëtonte nga Praga për në qytetin Chop në Ukrainën perëndimore.

Thuhet se treni i mallrave mbante karabit kalciumi – një kimikat i rrezikshëm industrial – megjithëse dy vagonët e parë ishin bosh, kështu që nuk pati rrjedhje, tha departamenti i zjarrfikësve.