Policia e Tiranës arrestoi 19-vjeçarin Hajri Pulaken, të shpallur në kërkim për marrjen peng të një punonjësi në kjoskat e vendosura në sheshin “Skënderbej’ ngjarje e ndodhur në maj 2024.
Pulaka së bashku me tre të tjerë, të cilët janë arrestuar më herët, dhunuan dhe morën peng të riun pasi dyshonin se u kishte vjedhur xhiron e ditës.
Në 20 maj u arrestuan, Denis Baxhaku, Ermand Hoxha e Teo Kolemiço, menaxherë kioskash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin H. P., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, informoi policia.







