Ballina Bota Sri Lanka, elefanti plagos 13 persona gjatë një ngjarjeje fetare

Sri Lanka, elefanti plagos 13 persona gjatë një ngjarjeje fetare

235
0

Një elefant plagosi 13 persona gjatë një ngjarjeje fetare në jug të Sri Lankës.

Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje gjatë procesionit Ruhunu Kataragama Mahadevala, një ngjarje e madhe fetare dhe kulturore e mbajtur në Kataragama, në provincën Uva.

Të plagosurit janë duke u trajtuar në spitalin lokal dhe nuk ka persona të lënduar rëndë, tha policia.

Tërbimet e elefantëve gjatë festave fetare nuk janë të rralla në vend, kryesisht për shkak të zhurmave të forta të bëra nga të pranishmit.

Autoritetet shpesh u bëjnë thirrje njerëzve që të shmangin zhurmat e larta gjatë procesioneve për të siguruar që elefantët të qëndrojnë të qetë.