Ballina Aktualitet Policia Rrugore në aksion, mbi 11.700 gjoba dhe 15 të arrestuar në...

Policia Rrugore në aksion, mbi 11.700 gjoba dhe 15 të arrestuar në vetëm një javë

202
0

Policia Rrugore në Tiranë ka vendosur përgjatë 1 jave 11721 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve, ndërkohë që 15 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht.

Në bilancin e punës së Komisariatit të Policisë Rrugore thuhet se 5638 masa administrative janë vendosur për qëndrim të gabuar, ndërkohë që 1319 të tjera për shpejtësi tej normave të lejuara.

Njoftimi zyrtar:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (30.06.2024 – 06.07.2024) 

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

15 Arrestime dhe procedime penale:

• 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 8 persona për pa leje drejtimi.
• 3 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 1 person për drejtim mjeti nën ndikim e lëndëve narkotike

Masat administrative:

• 11.721 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,674 në ditë.
• 102 masa për xhama të zinj.
• 1.319 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 373 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 1.248 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 14 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• 779 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 5.638 masa për qëndrim të gabuar.
• 963 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

Pezullime dhe bllokime:

• 11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 22 raste për tejkalim shpejtësie.
• 26 raste të ndryshme
• 5 automjete u bllokuan, përfshirë 1 me targa të huaja.