Pamje të forta nga fshati Krekëz i Kuçovës, ku një përplasje mes policisë dhe një familje është shoqëruar me skena tensioni në prani të fëmijëve.
Në video dëgjohet zëri i një fëmije, i cili, teksa sheh përplasjen mes efektivëve dhe familjarëve, thërret: “Jo, jo, është policia!”, duke u përpjekur të ndalojë situatën dhe të largojë policët.
Sipas denoncimit, familja Toska është përplasur me policinë pasi kryefamiljari kishte kryer punime në banesë pa leje. Në pamje pretendohet se efektivët përdorin forcë ndaj tij, ndërsa familjarët përpiqen të ndërhyjnë.
Pamjet janë publikuar nga deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili e ka denoncuar rastin dhe ka ngritur akuza për mënyrën e ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.







