Ballina Maqedoni e Veriut Berlloku te pragu i shtepise

Berlloku te pragu i shtepise

52
0

Nga Kalosh Ҫeliku

Fatkeqësisht, ndaj Zotit: apo partive politike, kemi mjete të informacionit, gazeta dhe portale elektronike me thasë në shërbim të pushtetit ende ish jugosllav. Mos them: në Facebook, dhe Instagram të këtij të sotshmit në Maqedoninë e Veriut. Që, nuk e dinë ku e kanë kryet, e ku i kanë këmbët përpjetë në “hava” (Qiell). Mos e them për bythën e leckosur me arna në cilën parti politike të “vëllazërim – bashkimit”.

Imzot! Nëse, nuk e përzumë bërllokun te Pragu i Shtëpisë (Lëmë, para Dere), që na mbiu papritmas pasmenate para Shtëpisë me gjithë rrënjë dhe filiza shpërthyese e gjethe për jetë antishqiptare, Ditën e Sotshme?! Nuk, do të kemi Jetë Ditën Nesërme.

Shekuj me radhë si kërroca rruge me filiza ferre degë mbi degë?! Rrugëve për në “Baba Tomor”: Muzën e Perëndive, ku pihet vera. Dhe, bëhet Dashuri me Zanat e Maleve, në “Baba Tomor”. Vera, ku: ende mes maleve, gjatë këtyre shekujve të “vëllazërim – bashkimit” pihet me Dy shtama verë nën Rrap?! Nuk kemi Dalje!

Vështirë, e kemi ta përzëmë, Sot: bërllokun e kojshive, që na lindi te Pragu i Shtëpisë. Armiqtë tanë shekullor historik antishqiptarë, edhe “vëllezër”, në oborret e tyre partiake politike para Shtëpisë të “vëllazërim – bashkimit” ish  jugosllav me këngë e valle, pa e përdorur historikisht edhe Lapsin me Dy tyta, në fushën e betejës. Sot, fatkeqësisht: ende, Neokomunist. Mos, them: edhe, Nësër, që janë gati për Luftë antishqipatre?!

Prandaj, edhe sotekësajdite: ende, e kemi si “mike” Zorrën qorre nëpër këmbë, këto mbeturina politike të ”vëllazërim – bashkimit” ish jugosllav! Këmbekrye, ende komuniste ish jugosllave, në Shtetin e “përbashkët”. Sot, Neokomunist në Maqedoninë e Veriut. Edhe, atë: në Ditën e Sotshme “demokratike”, për Ditën e Nesërme në “BabaTomor”?!

Shkaku se, dihet: premtimeve me vite të “vëllezërve” ish komunistë jugosllavë. Sot, Nekomunistë. Bërllokun, ish jugosllav të “vëllazërim – bashkimit”, ende si shqiptarë nuk e përzumë nga Pragu i Derës Shtëpisë?! Bythekrye, ta hudhim te “Përroni i Thanës”, mes dardhave gorrice te “Ҫifligu” i Xha Derallës, si popull historik shqiptar matanë greminave.

Edhe, ky është Populli Shqiptar…

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu