Ballina Lifestyle Harley Davidson: 100 vjet lavdi

Harley Davidson: 100 vjet lavdi

80
0

Eshtë më shumë se një motoçikletë, është më shumë se një markë: është vetë ikona e mitit amerikan, materializimi i lirisë, rebelimit dhe aventurës. Kompania e motorrëve Harley-Davidson festoi 120 vjetorin vitin që sapo u mbyll. E themeluar në vitin 1903 në Milwaukee, Wisconsin, nga William S. Harley dhe vëllezërit Arthur dhe Walter Davidson, ajo filloi aventurën e vet me një vizion: të krijojë motoçikleta të fuqishme, ikonike dhe jetëgjata që mund t’u japin atyre që i ngasin, ndjesi unike.

Vizioni është bërë realitet, po të kemi parasysh edhe sesi sharmi dhe imazhi i Harley-Davidson ka endur dhe depërtuar në narrativën e ëndrrës amerikane të shekullit të kaluar, duke u bërë protagonistë librash e filmash, e për pasojë objekt dëshire, pë cilindo që dashuron motoçikletat.

Si mund të harrohen Peter Fonda dhe Dennis Hopper, të cilët në vitin 1969 në Easy Rider përshkuan Amerikën me dy modele Chopper, apo protagonistët e “On the Road” të Jack Kerouac, që i bënë motoçikletat e tyre simbolin e përsosur të kërkimit të vazhdueshëm për liri?

Dhe si mund të injorojmë aftësinë e Harley për të bashkuar një univers të tërë entuziastësh, të cilët udhëtojnë nëpër botë me motorrët e tyre, me gëzimin e mbledhjes dhe ndarjes së ëndrrës, duke qenë jo vetëm motoçiklistë, por Harley-stë: një gjendje shpirtërore , një mënyrë për të kuptuar ekzistencën dhe udhëtimin.

Dhe pikërisht për këtë arsye festimet e 120 viteve të para të motoçikletave ikonë amerikane kanë marrë gjithashtu një kuptim simbolik, për aftësinë e tyre për t’u bashkuar, e për të shprehur një mënyrë jetese të pagabueshme dhe për të krijuar përvoja të përbashkëta.

Dhe për botën e Harley-t, bashkimi i njerëzve nuk është më pak i rëndësishëm sesa shitja e motoçikletave: vetëm mendoni për vlerën emblematike që klubi HOG, Harley Owners Group, ka për markën, pra grupin në të cilin gjenden të gjithë pronarët e motoçikletave Milwaukee. HOG festoi 40 vjetorin e tij të parë në 2023, me një seri të tërë tubimesh: komuniteti përbëhet nga një milion njerëz në mbarë botën.

Por viti 2023 ishte gjithashtu një vit për t’u mbajtur mend për modelet e reja, me daljen e CVO Road Glide Limited Anniversary dhe gjashtë motoçikleta të tjera me lyerje, detaje dhe dizajne ekskluzive, për të festuar 120 vjetorin e krenarisë dhe mjeshtërisë së Harley-Davidson.

Për sa i përket “operacionit nostalgjia” që kompania amerikane promovon me Icons Motorcycle Collection, linjë që parashikon lançimin çdo vit të një modeli të ri të limituar që ofron një interpretim të ri të një motoçiklete ikonë nga e kaluara, në këtë festë të 2023-ës ishte radha e Electra Glide Highway King: modeli origjinal u lançua në vitin 1968 dhe iu dedikua motorristëve që dëshironin pak më shumë rehati dhe komoditet për turneun rrugor.

​Modeli i ri i rishikuar do të ketë vetëm 1750 ekzemplarë. Po ashtu, do të ketë vetëm dy mijë modele në mbarë botën në Koleksionin e Motoçikletave Enthusiast; Low Rider ST, Street Glide ST dhe Road Glide ST, të cilat frymëzohen nga historitë dhe trashëgimia e tyre duke kujtuar temat ikonike të dizajnit të viteve 1960 dhe 1970.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu