Ballina Politika Kreshnik Spahiu zbulon detajet e bujshme: Ja kush janë tre liderët e...

Kreshnik Spahiu zbulon detajet e bujshme: Ja kush janë tre liderët e ardhshëm të PS-së që po projekton Rama

53
0

Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar emërimin e Blendi Gonxhes si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas tij, ky nuk është një emërim politik, pasi ai nuk është deputet i zgjedhur nga Partia Socialiste.

Sipas Spahiut, Rama e ka zgjedhur pasi i duhet të pastrojë ekipin e tij. Juristi shtoi se Blendi Gonxhja është pjesë e trashëgimisë së re politike të Edi Ramës dhe një nga tre figurat që do kenë peshën kryesore në 6-7 vitet e ardhshëm.

Juristi thotë se tre figurat qendrore të ardhshme të Partisë Socialiste janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Blendi Gonxhja.

“Ramës i duhet që të zgjedhë një ekip të ri. Blendi Gonxhja më shumë se sa një ministër i një super ministrie është projekt i ri i Edi Ramës për një nga tre figurat qendrore të kësaj partie. Unë Blendi Gonxhen e shikoj. Rama po përgatit një lloj trashëgimie të re politike. Në trashëgiminë e tij politike ai ka projektuar tre figura qendrore, tre figurat qendrore të ardhshme të Partisë Socialiste janë Erion Veliaj, Belinda Balluku dhe Blendi Gonxhja.

Unë këta shikoj për Partinë Socialiste e pas 6 apo 7 viteve si figura qendrore. Nuk e përjashtoj mundësinë që në fund të mandatit të Bajram Begaj, Edi Rama të largohet vetë nga kryeministër. Unë parashikoj se Edi Rama nuk do të largohet nga kryeministër kur të bjerë Partia Socialiste, nuk do bëjë gabimin që bëri Sali Berisha, ai do largohet nga kryeministër kur socialistët të jenë në pushtet. Ai do krijojë stafetën politike dhe do spostohet kur socialistët të jenë në pushtet”, tha Kreshnik Spahiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu