Një rast i pazakontë dhune vjen nga Peqini. Një çift bashkëshortësh dhunuan fizikisht njëri-tjetrin, sipas policisë për motive të dobëta. Për pasojë, autoritetet nisën hetimet ndaj tyre, në gjendje të lirë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 40 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen H. B., banuese në Peqin, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta”, tha policia në një njoftim për rastin.