Ballina Aktualitet Makina e ekzekutorëve u vodh 3 muaj më parë në Shkodër, dalin...

Makina e ekzekutorëve u vodh 3 muaj më parë në Shkodër, dalin detaje të reja rreth vrasjes së Gëzim Sinomataj

106
0

Makina tip “BMW” e përdorur nga autorët e vrasjes së 23-vjeçarit, Gëzim Sinomati mbrëmjen e së dielës në Vlorë rezulton e vjedhur në Shkodër më 19 tetor të vitit 2023.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas verifikimit të numrit te shasisë së makinës, e cila pas ngjarjes u dogj nga autorët në lagjen 24 maji të qytetit të Vlorës.

Nga aty një tjetër mjet dyshohet se u erdhi në ndihmë vrasësve, për të cilët deri tani nuk ka asnjë gjurmë.

Ndërkohë targat e përdorura kanë rezultuar të dubluara në qytetin e Kamzës.
Mbi bazën e këtyre të dhënave grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja me snajper e 23-vjeçarit ka nisur të planifikohet kohë më parë.
Atentatorët, që policia thotë se kanë qenë 3, kanë parë me detaje zonën, me qëllim që të largohen pa u kapur nga policia dhe pa lënë gjurmë që mund të çonin në identifikimin e tyre.

Deri në këtë fazë policia dhe prokuroria konsideron me tepër vlerë për hetimin kamerat e sigurisë, përmes të cilave shpreson të identifikojë autorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu