Ballina Kosovë “Ndihem i nderuar”/ Marrëveshja, Bekim Sejdiu flet pasi u propozua si president:...

“Ndihem i nderuar”/ Marrëveshja, Bekim Sejdiu flet pasi u propozua si president: Do t’u shërbej me devotshmëri qytetarëve

48
0

Bekim Sejdiu, ka dhënë deklaratën e parë për media, pasi u propozua si president i Kosovës.  Ai tha se gjatë negociatave mes VV-së dhe LDK-së, emri i tij ka arritur të jetë ai dakordues mes dy partive.

Ndër të tjera ai u shpreh se do t’u shërbej me devotshmëri popullit të Kosovës.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive. Unë e kam pranuar këtë propozim, edhe pse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha akademike.

Duke qenë i vetdijëshëm edhe me barrën edhe përgjegjësinë që e sjell posti i presidentit, por edhe në kontekstin aktual politik, jam në shërbim të Kosovës, qytetarëve dhe shtetit tonë,.. që të shërbej me devotshmëri siç kam bërë gjithmonë”, u shpreh kandidati për president.