Ballina Aktualitet Ndarja nga jeta e sipërmarrësit Dritan Mezini, Rama: Nuk e besoj dot!

Ndarja nga jeta e sipërmarrësit Dritan Mezini, Rama: Nuk e besoj dot!

106
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta parakohe të Dritan Mezinit, këshilltar i Fidel Yllit në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Mezini, i cili u nda nga jeta sot si pasojë e një arresti kardiak, ishte një ditë më parë në një aktivitet ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

‘Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumë respektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës. Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe.’- shkruan Rama.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu